Futbollistët e Arsenalit janë duke kërkuar që çështja e Alexis Sanchez, duhet të zgjidhet para vikendit.
Sipas “London Evening Standard”, bashkëlotjarët e kilianit dëshirojnë që kapitulli “Sanchez” të mbyllet dhe ai të largohet nga Emirates Stadium për në Manchester United.
Besohet se ata janë të shqetësuar për gjendjen brenda grupit të krijuar nga spekulimet rreth situatës së Sanchezit.
Tekniku francez, Arsene Ëenger, në ndeshjen e fundit të Arsenalit ndaj Bournemouth, e kishte lënë jashtë skuadrës, për shkak se ai nuk ishte i fokusuar për ndeshjen.
Bisedimet për transferimin e lojtarit mes United dhe Arsenal vazhdojnë, me Henrikh Mkhitaryan që pritet të futet si pjesë e marrëveshjes.
Sanchez besohet se ka arritur marrëveshje personale me klubin e United. /arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026