“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart” – Leci reagon pas shkarkimit nga Liria

Screenshot

17:03 | 9 Shkurt 2026
D.H

Liridon Leci është shkarkuar mbrëmë nga posti i trajnerit të Lirisë, pas humbjes që pësoi nga Trepça ’89 me rezultat 1-4.

Ai këtë lajm e mori papritur duke mos ditur asgjë, teksa ishte i ftuar në emisionin sportiv ‘Dueli Sportiv’, shkruan Arbresh.info.

Leci mbeti i habitur, derisa disa minuta më parë ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas largimit të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka falënderuar disa nga anëtarët si dhe lojtarët, duke lënë një mesazh në fund.

“Pas 11 ndeshjeve në krye të FC Liria, me 8 fitore, 3 barazime dhe pa asnjë humbje deri në ndeshjen e fundit, rrugët tona ndahen.”

“Falënderoj lojtarët për përkushtimin Valon Osmanin, Valon Bytyqin për mbështetjen, stafin për punën dhe tifozët për mbështetjen.”

“Futbolli vazhdon dhe unë largohem me kokën lart, krenar për punën e bërë.”

“I uroj FC Liria suksese në vazhdim”, ka shkruar Leci.

Kujtojmë se humbja e parë pas 11 ndeshjeve i kushtoi trajnerit kosovar me shkarkim./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale