Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit

12:16 | 20 Dhjetor 2025
Q L

Elita e basketbollit kosovar vazhdon këtë fundjavë me duele tejet interesante që do të luhen në kuadër të xhiros së 13-të.

Superliga e basketbollit vazhdon të sjellë super ndeshje.

Sigal Prishtina dhe Vëllaznimi, duel që luhet sonte, është një përballje interesante dhe shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, që do të zhvillohet në Prizren. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e gjashtë humbje, kurse kuqezinjtë katër fitore e tetë humbje.

Joshëse pritet të jetë edhe përballja Rahoveci 029 – Trepça, sfidë që luhet sonte. ‘Vreshtarët’ kanë pesë fitore e shtatë humbje, derisa ‘Xehetarët’ janë në vendin e parë me nëntë fitore e tri humbje.

Emocionet e Superligës vazhdojnë nesër me dy ndeshjet e radhës të kësaj fundjavë.

GO+Peja – Bashkimi është derbi i kësaj jave. Të dy skuadrat kanë nga tetë fitore e katër humbje, duke e bërë këtë sfidë edhe më interesante.

Kjo xhiro do të mbyllet me sfidën në Palestrën ‘1 Tetori’ ndërmjet Borës dhe Golden Eagle Yllit. Prishtinasit kanë pesë fitore e shtatë humbje, ndërsa therandasit tri fitore e nëntë humbje.

Superliga/Java 13

E shtunë

19:30 Sigal Prishtina – Vëllaznimi

19:30 Rahoveci 029 – Trepça

E diel

17:00 GO+Peja – Bashkimi

19:30 Bora – Golden Eagle Ylli

Shpërndaje në rrjete sociale