Federata Shqiptare e Futbollit shpreh keqardhjen e thellë për lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të gazetarit të njohur sportiv, Saimir Demi.
Pas një beteje disa mujore me një sëmundje të rëndë, Saimiri nuk ia doli të vazhdonte misionin e tij fisnik në gazetarinë sportive, duke lënë pas një boshllëk të madh në komunitetin e gazetarëve dhe të gjithë sportdashësve.
Federata e Futbollit dëshiron t’i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve të tij, të cilët sot humbën një profesionist të përkushtuar dhe një njeri të rrallë.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka shprehur gjithashtu ngushëllimet e tij përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale:
“Me dhimbje të thellë mora lajmin tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të Saimir Demit, një gazetar i përkushtuar dhe një njeri i jashtëzakonshëm. Me të kemi ndarë biseda, analiza dhe opinione për sportin, veçanërisht për futbollin, një pasion që e udhëhoqi gjithë jetën e tij profesionale. Një njeri i dashur dhe një profesionist i palodhur, Saimiri do t’i mungojë jo vetëm familjes së tij, por edhe komunitetit të gazetarëve dhe sportdashësve, ku kontribuoi me përkushtim për tre dekada. Në emrin tim personal dhe në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëshortes dhe djalit të tij, si dhe të gjithë miqve që i qëndruan pranë. U prehsh në paqe, Saimir! Do të të kujtojmë gjithmonë me respekt dhe dashuri”.
Hamza: Nuk e kuptoj pse kjo urgjencë kaq e madhe për buxheti...
Kurti pas takimit me Orav: E nevojshme që sa më parë të marr...
Nagavci: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Republika e ...
Sulmet ukrainase me dronë ndërpresin energjinë në rajonet ru...
Nis seanca e Kuvendit për buxhetin
Rama: Refuzojmë ndërhyrjen në territorin kushtetues të pusht...