Google ADS

FSHF njofton tifozët për shitjen e biletave të ndeshjes Turqi-Shqipëri, tregon edhe çmimin

13:38 | 2 Tetor 2019
Arbresh.info

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka njoftuar tifozët e kombëtares së biletat për ndeshjen me Turqinë dalin në shitje më 4 tetor (e premte).

Shqipëria është mysafire e Turqisë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë të Grupit H.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më data 11 tetor në stadiumin Sukru Saracoglu të Stambollit.

FSHF ka njoftuar se biletat do të dalin në shitje më 4 tetor dhe do të kushtojnë nga 700 lekë apo diçka më shumë se pesë euro.

“FSHF, njofton të gjithë të interesuarit se biletat e ndeshjes eliminatore të EURO 2020, Turqi-Shqipëri, do të fillojnë shitjen në datën 4 tetor në dyqanin e FSHF”.

“Kjo përballje e kuqezinjve do të zhvillohet në datën 11 tetor 2019 ora 20:45”.

“Bileta kushton 700 lek dhe një person mund të blejë deri në 5 bileta”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale