Përkundër sukseseve të De Biasit në këtë kampanjë kualifikuese, FSHF-ja e kishte menduar zëvendësimin e tij.
Igli Tare ka zbuluar se Federata Shqiptare e Futbollit, i kishte kërkuar atij t’a shqyrtonte mundësinë për të qenë përzgjedhës i kuqezinjve, shkruan Panorama Sport
Megjithatë, ish-lojtari i Shqipërisë, tregoi se e kishte refuzuar këtë ofertë pasi për momentin nuk është i gatshëm të trajnojë.
“FSHF- ja më ka kërkuar që ta shohë si mundësi gjatë këtij viti, por unë kam refuzuar, pasi unë ndihem njeri i futbollit dhe nuk mund të trajnoj. Por duhet të kuptoni se unë jam tifoz i çmendur i Kombëtares Kuqezi dhe nëse në një moment të mëvonshëm do të më kërkohej e njëjta gjë, do ta merrja në konsideratë. Mendoj se për shumë vite të tjera, De Biazi do të ketë mundësi të japë më shumë për futbollin shqiptar. Kjo skuadër është e re dhe ka një perspektivë premtuese për 10 vjetët e ardhshme. Mosha mesatare është 21.7 vjeç. Është një grup që mund të ecë shumë përpara”, ka thënë Tare.
Bashkimi e mbyll pjesën e parë në epërsi ndaj Prishtinës
Rama: Çdo automjet që bart mbeturina dhe nuk ka kontratë me ...
Merz: Mirënjohës Trump për shtyrjen e sulmeve kundër termoce...
Dosja e Prokurorisë Speciale zbulon një skemë ku ishte i pëf...
Zbulohen tre opinionistët e Ferma VIP
“Çdo Bajram shkoj në Kosovë vetëm për hir të nënës”, hoxha z...