Shqipëria të shtunën luan ndeshjen më të rëndësishme të eliminatorëve të Kupës së Botës deri më tani ndaj Serbisë.
Si asnjëherë më parë FSHF ka vendosur që biletat për këtë sfidë t’i ndaj përmes një shorti elektronik, pasi interesimi ka qenë i madh për të parë nga shkallët e stadiumit këtë ndeshje, shkruan Arbresh.info.
Rreth 200 mijë aplikime kanë qenë për këtë sfidë sipas FSHF.
Tash e disa kanë filluar që tifozët nëpër email-at e tyre të marrin konfirmimet për biletat e sfidës.
Ndërsa sot përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, FSHF ka shkruar se procesi i shortit elektronik për biletat e ndeshjes Shqipëri–Serbi vijon deri më 3-4 qershor.
“FSHF i bën thirrje të gjithë personave që kanë aplikuar për bileta të kontrollojnë në mënyrë të vazhdueshme adresat e tyre të emailit (si në Inbox ashtu edhe në Spam), për të parë nëse kanë marrë njoftim nga kompania T-Ticket, e cila menaxhon procesin zyrtar të shitjes së biletave”, shkruhet ndër të tjera në njoftim.
Tutje thuhet se ata që nuk janë përzgjedhur nuk do t’iu dërgohët asnjë njoftim.
“Nëse pas datës 4 qershor nuk merrni një email konfirmimi, kjo do të thotë që nuk jeni përzgjedhur nga shorti elektronik. Nuk do të dërgohet njoftim për ata që nuk janë përzgjedhur”, thuhet tutje.
KY ËSHTË NJOFTIMI I PLOTË:
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet me 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...