Randal Kolo Muani është një nga futbollistët më në formë në elitën e futbollit gjerman.
Sulmuesi francez ka shpërthyer këtë edicion me Eintracht Frankfurtin duke shënuar e asistuar pafund.
24-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme, ku në 28 ndeshje zyrtare në të gjitha garat ka shënuar 14 gola e ka 14 asistime, shkruan telegrafi.
E përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se Eintracht Frankfurt tanimë i ka vendosur një çmim të largimit yllit të tyre prej 100 milionë euro.
Gjithnjë sipas mediumit francez, Bayern Munich, Manchester United dhe Liverpool janë tre gjigantët evropianë që do të tentojnë transferimin e francezit në verë.
Favoriti kryesor mbetet kampioni në fuqi i Gjermanisë, për faktin se Kolo Muani e njeh shumë mirë kampionatin dhe mund të vazhdoj shkëlqimin edhe me fanellën e bavarezëve.
Kujtojmë që sulmuesi francez po kalon vetëm vitin e tij të parë në Gjermani, ku Frankfurt e mori si lojtar të lirë në verën e vitit 2022 nga Nantes.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...