Frank Lampard ka lënë të kuptohet se N’Golo Kante do të rikthehet në rolin e tij të preferuar si mesfushor defanziv në Chelsea.
Lampard u prezantua si trajneri i ri i Chelseas sot (e enjte) duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare me klubin ku shpenzoi 13 vite si një lojtar, transmeton portali arbresh.info. I pyetur nëse ka ndonjë ide se ku do të luaj me Kanten sezonin e ardhshëm, Lampard u përgjigj duke buzëqeshur: “Po kam, fatmirësisht”
“Nuk jam duke qëndruar këtu dhe flas se si do të dukemi sezonin e ardhshëm sepse ne fillojmë nesër përgatitjet para-sezonale dhe lojtarët janë duke u rikthyer”
“Mendoj se ashtu siç e kam thënë edhe më parë që Kante është njëri nga mesfushorët më të mirë në botë”
“Në vitet e fundit performancat e tij kanë qenë të jashtëzakonshme”
“Njëra nga kënaqësitë e marrjes së kësaj detyre është mundësia për të punuar me lojtarë të kualitetit të tij”
“Puna ime është të gjej pozitën më të mirë për të nxjerrë më të mirën nga ai në skuadër”, përfundoi Lampard./arbresh.info/
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...
Gjilani jep detaje mbi lëndimin e Vokli Laroshit