Legjenda angleze, Frank Lampard, ka lavdëruar paraqitjen e Ëillianit, por edhe ka edhe një kërkes nga ai.
Braziliani Willian, ishte lojtari më i mirë i ndeshjes, i cili para se të shënonte golin për Chelsea në minutën e 62, në pjesë të parë goditi dy herë shtyllën e portierit gjerman, Andre ter Stegen.
Megjithatë, Lionel Messi arriti të shënonte dhe ta barazonte rezultatin në 1 me 1.

Ikona e klubit londinez, Lampard, ka folur në rolin e analistit në BT Sport.
I pyetur për paraqitjen e Willianit, ai deklaroi se ishte më i mirë por se duhet të ketë më shumë vazhdimësi në paraqitjet e tij.
“Ai ishte i mrekullueshëm, ai ishte lideri. Ne të gjithë shikonim Hazar para fillimit të ndeshjes, por unë mendoj se Willian ishte lideri sonte”, tha Lampard.
“Ai ishte i pafat kur goditi dy shtylla në pjesë të parë. Ai i tregoi Barcelonës se çfarë mund të bën, e që është goditja e fortë me këmbën e tij të djathtë dhe herën e tretë e vendosi në rrjetë. Ishte një gol fantastik nga ai”, shtoi Lampard.

“Unë e kam parë duke e bërë këtë në stërvitje disa herë, kur flasim pse nuk po luanë ai, është për shkak të jo vazhdueshmëris. Disa thonë se është viktimë e strukturës së skuadrës, sepse Pedro ka qenë fantastik tërë sezonin. Tani është te ai, të tregojë se ai është lideri. Unë nuk mendojë se e ka bërë këtë gjithmonë, por në këtë formë që ka, është një nga top lojtarët”, përfundoi Lampard.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet me 14 mars. /arbresh.info/
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...
Mjegulla e dendur, IHMK këshillon për kujdes në komunikacion
Shiste kanabis në lokalin e tij, arrestohet 32-vjeçari nga V...
Dështimi strategjik i Iranit në Siri, një vit pas rënies së ...