Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ishte prezent në ndeshjen Mura – Koper, e vlefshme për Kupën e Sllovenisë.
Ka qenë mediumi slloven, ekipa.svet24, që ka raportuar për pranin e përzgjedhësit Foda, i cili shkoi të vëzhgojë dy futbollistët e Kosovës, Leard Sadriu (Mura) dhe Toni Domgjoni (Koper).
Por sipas këtij mediumi, loja ishte e dobët, duke shtuar se as Foda nuk kishte çfarë të shihte.
“Shikuesit, duke përfshirë përzgjedhësin e Kosovës, Franco Foda, panë shumë pak futboll të paktën në një nivel të mirë. Si për nga cilësia ashtu edhe nga dinamika”, shkruan ekipa.svet24. Ndeshja u fitua nga Koper me rezultat 1-0 që luajti si mysafir i Muras.
Leard Sadriu ka qenë i ftuar më parë nga Franco Foda, por nuk ka luajtur.
Ai ka vetëm një ndeshje me fanellën e Kosovës, në vitin 2022, kur përzgjedhës ishte Alain Giresse.
Në anën tjetër, Toni Domgjoni ka katër paraqitje me Kosovën, ku ka shënuar edhe një gol, edhe ky në kohën e Giresse.
Lojtari i Zurich dhe Vitesses kishte dikur vlerë në treg prej 2 milionë euro, por karriera e tij ka shkuar në rënie. /Telegrafi/
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates
Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga ...
Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë
I kërkuar në të gjithë Europën, arrestohet shqiptari në Ital...