Franck Ribery është emëruar Lojtari më i Vlefshëm (MVP) në Serie A për muajin shtator pas një fillimi impresiv te Fiorentina.
36-vjeçari ka tërhequr më shumë vëmendje se Cristiano Ronaldo dhe Alexis Sanchez deri tani pavarësisht një fillimi të përzier të Fiorentinas këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Ribery ka kontribuar me dy gola dhe një asistim në tri ndeshjet e fundit kundër Atalantas, Sampdorias dhe AC Milanit. Performanca e tij në San Siro u shpërblye me një brohoritje të jashtëzakonshme marrë parasysh ndikimin e tij në lojë.
Çmimi do t’i dhurohet Riberys para ndeshjes të Fiorentinas kundër Udineses mëngjesin e së dielës.
Skuadra e Vincenzo Montellas ka pasur probleme deri tani këtë sezon duke ngjallur dyshime edhe rreth pozitës së tij.
Por, Ribery ka shkëlqyer dhe ka shfaqur performancën e tij më të mirë deri tani në kampionatin italian në ndeshjen kundër Milanit./arbresh.info/
Yll Limani publikon albumin e ri “Thirrëm Sot ose Nesër”
Më 22 dhjetor mbahet seanca e Supremes për rastin ndaj Darda...
Kosova merr Presidencën e Këshillit të Ministrave të Komunit...
Kurti: Masat ishin të padrejta që nga fillimi – të përkushtu...
Asociacioni – edhe pengesë, edhe urë drejt BE-së
OEK: Aktgjykimi i Supremes nuk guxon të interpretohet në mën...