Google ADS

Juventusi me disa mungesa në takimin ndaj Villarrealit – formacionet e mundshme

10:29 | 22 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Juventusi është mysafir i Villarrealit për ndeshjen e parë në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin ‘Estadio de la Ceramica”, me Zonjën e Vjetër që e pret një takim aspak i lehtë.

Për këtë sfidë, Villarreali do të jetë pa Francis Coquelin, Gerard Moreno dhe Ruben Pena që janë të lënduar, ndërsa Giovani los Celso dhe Etienne Capoue, janë në dyshime.

Në anën tjetër, Binakonerët nuk mund të llogarisin në Paulo Dybalan, Daniele Ruganin, Federico Chiesan dhe Federico Bernardeschin, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Luca Pellegrini dhe Leonardo Bonucci – janë në dyshime.

Villarreal: Rulli, Foyth, Albiol, Torres, Pedraza, Moreno, Parejo, Trigueros, Pino, Danjuma, Dia.

Juventus: Szczesny, Sandro, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Locatelli, Zakaria, Rabiot, Kean, Morata, Vlahovic. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme