Franca e nis me këmbën e mbarë “Euro 2020”, duke rrëmbyer një fitore minimale ndaj Gjermanisë. Finalja e parakohshme e këtij edicioni dhuroi shumë emocione, por kampionët e botës në fuqi ishin më dominues me yjet si Mbappe, Benzema dhe Pogba.
Franca krijoi shansin e parë në minutën e 16-të me Pogba, i cili goditi topin me shpatull shumë pranë zonës. Disa sekonda më pas, Mbappe vendos në provë reflekset e portierit Neuer. Gjithsesi goli nuk do të vononte shumë.
Në minutën e 20-të, Pogba shërben një pasim të bukur për Hernandez, i cili më pas tenton të shërbejë për shokët e tij në zonë, por topi shkon te Hummels, i cili e devijon në rrjetën e tij. Ky është autogoli i tretë në Europian, teksa më parë kanë bërë të njëjtën gjë edhe Demiral e Szczesny. Pas golit Gjermania përpiqet të reagojë, teksa Ilkay Gundogan kishte një mundësi të artë në minutën e 38-të nga shumë pranë zonës, por goditja e tij shkoi jashtë. Në fillimin e pjesës së dytë, Gnabry provoi fluturimthi brenda zonës, por gjuajtja e tij shkoi shumë pranë traversës.
Në minutën e 66-të, Mbappe dhuron spektakël me një veprim shumë të bukur duke e dërguar topin në cepin e portës, por që do të anulohej për pozicion jashtë loje. Në të 78-ën ylli i PSG-së rrëzohet brenda zonës pas një ndërhyrje të Hummels, por për arbitrin nuk ishte asgjë. 5 minuta nga fundi i ndeshjes, Franca dhuron spektakël duke gjetur golin e dytë me një kundërsulm perfekt të Mbappe, i cili shërben me portën e boshatisur Benzema, por të dy ishin në pozicion të parregullt. Super dueli dhuroi emocione të shumta deri në fund, teksa arbitri akordoi 6 minuta shtesë, por rezultati mbeti 1-0 për francezët.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...