Mohamed Salah është bërë një lojtar shumë egoist në muajt e fundit, pohon ish-sulmuesi i Liverpoolit, Robbie Fowler.
Salah iu bashkua radhëve të klubit anglez në verën e vitit 2017 nga Roma për një pagesë prej 40 milionë eurove.
Sezoni i debutimit i reprezentuesit të Egjiptit në Anfield ishte i shkëlqyeshëm, në të cilin shënoi 44 gola në të gjitha garat.
Salah nuk ka qenë aq i frytshëm këtë sezon edhe pse ka gjetur rrugën e golit 19 herë në të gjitha garat.
“Aspak nuk them që është plotësisht egoist, por duket shumë në shumë i fokusuar në dëshirën për të shënuar gola dhe për të qenë një golashënues i madh”.
“Unë mendoj se ndonjëherë ju duhet të keni pak egoizëm, por jo edhe aq të tepruar. Nuk po them se është një gjë e mirë apo e keqe, por nëse i sheh të gjithë sulmuesit e mëdhenj në të kaluarën, kanë bërë gjëra fantastike”, tha britaniku.
Ndryshe, kujtojmë se në të kaluarën ka luajtur 266 ndeshje me Liverpoolin dhe ka shënuar 128 gola.
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...