Kosova nuk arriti dot ta çonte deri në fund ëndrrën e saj në këto eleminatore të Europianit dhe të kualifikohej në këtë turne prestigjoz.
Mbrëmjen e djeshme, ata humbën me Çekinë me rezultatin 2-1 dhe tashmë shpresa e vetme për Europianin mbetet nga Liga e Kombeve.
Humbja ndaj Çekisë, ka bërë që të ketë zhgënjim të madh te futbollistët e Kosovës, që dhënë gjithçka për të realizuar ëndrrën e një populli.
Zhegrova, Vojvoda e shumë lojtarë të tjerë u panë në lot pas kësaj ndeshje. megjithatë tifozët kosovarë iu dhanë mbështetje maksimale çunave të tyre.
‘Faleminderit, faleminderit, faleminderit’ ishin thirrjet e ‘Dardanëve’ drejtuar lojtarëve, që me ndeshjet e tyre emocionuan një popull të tërë.

52 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2 mijë 300 tik...
Presidenti Macron vizitë zyrtare në Japoni, lufta në Lindjen...
Qeveria merr kredi 47 milionë euro nga Banka Botërore, plani...
“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kos...
Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...