Cristiano Ronaldo mund të ketë hyrë në fazat e fundit të karrierës së tyre, por popullariteti i tij vazhdon të jetë jashtëzakonisht i madh.
Ronaldo finalizoi transferimin e tij në Juventus nga Real Madridi për 100 milionë euro dhe postimi i tij që konfirmon marrëveshjen është i pesti më i pëlqyer në rrjetin social Instagram, transmeton portali arbresh.info.
Postimi, ku shfaqet Ronaldo me një fanellë të Juventusit dhe që ka mbishkrimin: ‘Forca Juve’, ka mbi 11.3 milionë pëlqime/likes.
Ronaldo është jashtëzakonisht shumë i famshëm në rrjete sociale, gjë që demonstrohet edhe nga fakti që ka mbledhur mbi 136 milionë ndjekës në Instagram.
Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo hynë në top pesëshe, pasi postimi i tij pas lindjes së vajzës Alana Martina ka më shumë se 11.4 milionë pëlqime.
Në vendin e tretë qëndron këngëtari Justin Bieber, i cili ka 12.7 milionë pëlqeu në foton ku konfirmoi fejesën me Hailey Baldwin.
Fotoja e Kylie Jenner me beben e saj pasi njoftoi se i bëri një muaj është e dyta më e pëlqyera me 13 milionë pëlqime, ndërsa fotoja e Kylie Jenner me dorën e vajzës së saj Stori është më e pëlqyera e të gjitha kohërave./arbresh.info/

Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik