Me tri gola të shënuara nga Arbër Zeneli dhe një gol nga Amir Rrahmani, Kosova vulosi suksesin historik në Ligën e Kombeve, duke siguruar vendin e parë në grupin 3 në Ligën D.
Pas ndeshjes, lojtarët kanë ecur në çdo cep të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ për të përshëndetur dhe falënderuar tifozët për mbështetjen e madhe jo vetëm në ndeshjen kundër Azerbajxhanit, po gjatë gjithë kampanjës në Ligën e Kombeve.
E falënderim të veçantë, ‘Dardanët’ kanë rezervuar për një tifozë special në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Fotografia e bërë nga një pjesë e lojtarëve me një tifoz me aftësi të kufizuara, po cilësohet si fotografia më e bukur e mbrëmjes së djeshme.
Vjosa Osmani largohet nga Presidenca, pas 5 vitesh!
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë