Fortesa Orana është pranë medaljes evropiane në Kampionatin Evropian të karatesë, që po mbahet në Poreç të Kroacisë.
Karateistja jonë shënoi katër fitore, për të fituar grupin e saj në kategorinë +68 kg.
Raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytën mundi Simona Simovska të Maqedonisë së Veriut. Në raundin e tretë triumfoi ndaj Nancy Garcia të Francës, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj Titta Keinanen të Finlandës,e teta në renditjen botërore.
Rruga drejt medaljes së artë iu ndalë në gjysmëfinale, ku u mund nga bullgarja, Aleksanddra Stubleva.
Fortesa do të luftojë për medaljen e bronztë. Luftat për medalje zhvillohen të dielën.
I urojmë fat dhe suksese Oranës, si dhe sportistëve tjerë të cilët do të garojnë sot, nesër dhe pasnesër.
Kampionatin po e ndjek nga afër edhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...