Superliga e ka mbyllur javën e tetë, me vetëm një ndeshej që do të zhvillohet më vonë. Nuk kanë munguar ndeshjet e bukura, e as befasitë në këtë javë.
Ndeshje shumë e bukur dhe deri në fund nuk dihej fituesi ishte ajo mes Feronikelit – Llapit, që në fund i nxori fitues llapjanët me rezultat 2-1.
Gjilani fitoi si mysafir i Flamurtarit me rezultat 4-1, ndërsa Drita e mposhti Vushtrrinë me rezultat 5-1.
Dukagjini e mori fitoren e parë ndaj Trepçës ’89 (1-0), ndërsa Ballkani e mposhti si mysafirë ndaj Ferizajt (2-1).
Ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës është shtyrë.
Telegrafi i ka zgjedhur lojtarët më të dalluar të kësaj javë duke i futur në një formacion të renditur 3-4-3.
Portier
Kenan Haxhihamza po tregon formë të lartë këtë edicion. Edhe ndaj Flamurtarit ai ishte prej më të mirëve në fushë, duke bërë pritje të jashtëzakonshme.

Mbrojta
Mbrojtja vjen me tre. Në të djathtë është Erlis Frashëri që pati paraqitje të mirë në fitoren ndaj kuqezinjve të Prishtinës.

Në qendër është Xhelil Abdullai i Llapit, që shënoi ndaj Feronikelit. Në të majtë Arbër Potoku që po tregon formë të mirë.
Mesfusha
Mesfusha vjen me katër. Në të djathtë është talenti i Dritës, Albin Krasniqi që asistoi dy herë ndaj Vushtrrisë.

Mentor Zhdrella dhe Arbnor Ramadani ishin në formë të jashtëzakonshme ndaj Feronikelit.

Në të mesfushë është edhe Blendi Baftiu që shënoi ndaj Ferizajt.
Sulmi
Sulmi vjen me golashënues që vendosën ndeshjet. Në krahë të djathtë Betim Haxhimusa që shënoi dy herë.

Në krahun tjetër Gerhard Progni që shënoi dy herë dhe asistoi një herë ndaj Flamurtarit.

Në qendër të sulmit, Husein Demiri i Dukagjinit që shënoi golin e fitores së parë për klinasit.
Trajneri
Tahir Batatina e mposhti kampionin aktual Feronikelin midis Drenasit.

Skuadra e tij prodhoi shumë raste dhe rezultati ka mundur të jetë më i lartë.
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...