‘France Football’, revista që dhuron Topin e Artë, ka publikuar njëmbëdhjetëshen më të mirë të UEFA Ligë së Kampionëve, të cilën e siguroi Real Madridi ditë më parë në Cardiff.
Në formacionin e publikuar nga ‘France Football’ janë katër lojtarë të skuadrës kampione, katër lojtarë të Juventusit, dy lojtarë të Monacos dhe vetëm një i Barcelonës, por jo Lionel Messi, është superylli brazilian Neymar, transmeton portali arbresh.info.
Formacioni nga ‘France Football’ përbëhet nga: BUFFON (Juventus); ALVES (Juventus), BONUCCI (Juventus), SERGIO RAMOS (Real Madrid), MARCELO (Real Madrid); MODRIC (Real Madrid), FABINHO (Monaco), LEMAR (Monaco); DYBALA (Juventus), CRISTIANO RONALDO (Real Madrid) dhe NEYMAR (Barcelona) .
Lionel Messi, i cili është golashënuesi i dytë më i mirë në Ligë të Kampionëve prapa Cristianos, ka shënuar 11 gola, një më pak se rivali i tij në Real Madrid.
Megjithatë, sulmuesi argjentinas është harruar nga njëmbëdhjetëshen më e mirë e UEFA Ligës së Kampionëve të edicionit 2016/17./arbresh.info

Moti sot me diell dhe vranësira, temeraturat arrijnë 23°C
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...