Sonte (e diele) do të zhvillohet ndeshja më interesante e vitit mes Real Madrid e Barcelonës.
Kjo ndeshje ka rëndësi shumë të madhe sepse mund të jetë vendimtare për vendosjen e titullit në Spanjë për këtë sezon, shkruan portali arbresh.info.
Dy rivalët e përjetshëm do të ‘luftojnë’ me gjithçka në mënyrë që të korrin fitore.
Formacionet zyrtare:
Real Madrid (4-4-3): Courtois, Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo, Casemiro, Kroos, Valverde, Vinicius, Benzema, Isco.
https://twitter.com/realmadrid/status/1234187849186054146
Barcelona (4-4-2): Ter Stegen, Semedo, Pique, Umtiti, Alba, Sergio, Arthur, De Jong, Vidal, Griezmann, Messi.
https://twitter.com/FCBarcelona_es/status/1234187983777124352
Kujtojmë se skuadra e “Los Blancos” në këtë takim nuk është në formën më të mirë pasi ka pësuar dy humbje radhazi ndërsa skuadra e Quique Setien futet në takim me rezultate pozitive.
Ndeshja do të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” dhe nis në ora 21:00./arbresh.info.
Këto janë të gjitha vendimet që mori sot Qeveria
Rikthimi i Osmanit në LDK, Abdixhiku: Ky është qëllimi im, d...
S’ka zgjidhje për presidentin, Abdixhiku: Kurti insist...
Dogana zbulon veprimet që përbëjnë kundërvajtje -vlera rreth...
Një tërmet me magnitudë 7.4 godet Japoninë, paralajmërim për...
Haxhiu pret në takim Palatovën, pranon raportet e BE-së për ...