Do të startojë në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Objektivi i kuqezinjve është padyshim fitorja, për të shpresuar deri në fund, te vendi i parë në grup. Trajneri Edi Reja, e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke mos bërë shumë eksperimente, për sa i përket titullarëve.
Ndryshe nga ndeshjet e fundit, tekniku italian, ka rikthyer besimin te “garda e vjetër”, ku spikasin emrat e Memushajt, Abrashit dhe Cikalleshit.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Kallaku, Uzuni, Manaj, Cikalleshi.
KAZAKISTANI: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Kuat, Bejsebekov, Abiken, Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.
Haradinaj i ashpër ndaj Speciales: Cali do ta kthejë dhimbje...
Haradinaj: Kosova ka nevojë për rrymë të sigurt, të qëndrues...
Lladrovci uron Krishtlindjen: Ditë për të kujtuar e vlerësua...
MMPHI në gatishmëri për reshjet e borës, nis kriposja dhe pa...
Berisha uron Krishtlindjen: Le të festojmë me besim dhe shpr...
KQZ e ndalon votimin familjar, thotë se është vepër penale