Sevilla dhe Manchester United kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 1/16-së në UEFA Ligë të Kampionëve.
Skuadra e Jose Mourinhos synon fitore në Spanjë për të vazhduar tutje në raundin e ardhshëm të kompeticionit më të madh në Evropë, shkruan portali arbresh.info.
Tradicionalisht, “Djajtë e Kuq” kanë pasur probleme të shumta në Spanjë, vlen të përmendet disfata ndaj Athletic Bilbaos në vitin 2012, por Mourinho drejtoi United në finale të Evropa Ligës vitin e kaluar duke mposhtur Celta Vigon.
Nga ana tjetër, Sevilla tashmë është përballur dy herë me skuadrat në Premierë Ligë dhe ka mposhtur këtë sezon në fazat grupore Liverpoolin.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/

Duam drejtësi, duam drejtësi! Nuk ka shtet pa rini/ Studentë...
Ulutash pret gjeneralin grek, diskutojnë për sigurinë në Kos...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Haradinaj: E drejta ...
Sermaxhaj publikon listën e futbollisteve të ftuara për dy n...
Haxhiu: Don Kelmendi la trashëgimi vlerash për t’u përcjellë
Vincius: Dua të qëndroj shumë vite te Real Madridi