Serbia dhe Brazili kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të grupeve në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Përballja mes këtyre dy kombëtareve në Grupin E do të jetë mjaftë e rëndësishme pasi në rast se Serbia humb ata do të eliminohen, ndërsa në rast se Brazili humb ata do të shkojnë në shtëpi gjithashtu, por vetëm nëse Zvicra merr një pikë ose humb, shkruan portali arbresh.info.
Serbia nis takimin pas disfatës tronditës që pësoi kundër Zvicrës pas golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa Brazili, nga ana tjetër, siguroi tri pikë falë dy gola në fund kundër Costa Ricas.
Disfata e Serbisë kundër shqiptarëve të Zvicrës ishte e shtata nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit në Kampionatin Botëror.
Takimi i tyre kundër Brazilit të pamposhtur deri tani zhvillohet në stadiumin Otkrytiye Arena duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/
Serbia: Stojkovic, Rukavina, Veljkovic, Milenkovic, Kolarov, Matic, Milinkovic-Savic, Tadic, Kostoc, Ljajic, Mitrovic.
Brazili: Alisson, Fagner, Silva, Miranda, Marcelo, Paulinho, Casemiro, Coutinho, Willian, Gabriel Jesus, Neymar.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Nigeri, 28 udhëtarë myslimanë rrëmbehen nga persona të armat...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë