Në King Fahd International Stadium, Riad të Arabisë Saudite, zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Superkupës së Spanjës ndërmjet Real Betisit dhe Barcelonës.
Strategët Manuel Pellegrini dhe Xavi Hernandez kanë bërë zgjedhjen e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Real Betisit: Bravo; Ruibal, Luiz Felipe, Pezzella, Miranda; Guido Rodriguez, Canales; Luiz Henrique, Fekir, Rodri; Borja Iglesias.
Formacioni startues i Barcelonës: Ter Stegen; Sergi Roberto, Kounde, Araujo, Jordi Alba; Gavi, Frenkie De Jong, Pedri; Raphinha, Lewandowski, Dembele.
Skuadra fituese në finalen e të dielës (15 janar) do të luajë kundër Real Madridit që në gjysmëfinale triumfoi përballë Valencias pas ekzekutimit të penalltive.
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...
I shpëtohet jeta një 37-vjeçareje në Mitrovicë, pati gjakder...