Prishtina dhe Fola kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e enjte).
Të dy skuadrat kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin kthyes në kuadër të raundit të parë kualifikues të Evropa Ligës, shkruan portali arbresh.info.
Pas barazimit pa gola 0 me 0 javën e kaluar në stadiumin Emile Mayrisch në Luksemburg, Prishtina është e gatshme të bëjë hapin e radhës në garat evropiane dhe synon vetëm rezultat pozitiv.
Në rast se skuadra kosovare regjistron fitore, ata do të përballen në çerekfinale kundër Genkut – skuadra e talentit kosovar Edon Zhegrovës.
Takimi i sotëm zhvillohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë duke filluar nga ora 19:00./arbresh.info/

Daku rikthehet nga lëndimi, luan në fitoren e Rubin Kazanit
Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun
Skandali me njehsorët elektrik, Azemi nesër dorëzon në Polic...
Napoli fiton derbin me Milanin dhe ngritët në pozitën e dytë
The Guardian: Nga Kosova në hero të Mallorcas – lotët e Muri...
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...