Monaco dhe Troyes kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen në kuadër të xhiros së 17-të në Liga 1.
Nëse kampioni në fuqi i Francës dëshiron të sigurojë një pozitë për sezonin e ardhshëm në Ligë të Kampionëve dhe t’i bëjë presion liderit në ligë, PSG-së, fitorja e së shtunës kundër Troyes është e domosdoshme, transmeton portali arbresh.info.
Nikoqirët e këtij takimi aktualisht janë duke qëndruar në pozitën e tretë në tabelë me 32 pikë, aq sa Lyoni në pozitën e dytë, ndërsa Troyes është në pozitën e 16-të me vetëm 18 pikë.
Takimi i fundit ndërmjet dy skuadrave ka përfunduar me fitore 3 me 1 në favor të Monacos, por në gjatë takimet e fundit brenda të gjitha kompeticioneve, Troyes ka rekord më të mirë me dy fitore, tri barazime dhe vetëm një humbje.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Stade Louis II duke filluar nga ora 20:00./arbresh.info/
Monaco: Subasic – Sidibé, Jemerson, Glik, Jorge – Fabinho, Moutinho – Lopes, Lemar – Falcao, Keita Baldé
Troyes: Samassa – Deplagne, Giraudon, Herelle, Traoré – Confais – Azamoum, Nivet – Khaoui, Darbion – Suk
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...