Liverpooli dhe Napoli zhvillojnë ndeshjen kryesore në kuadër të Grupit C të Ligës së Kampionëve.
Nuk ka dyshim se ky është ndër ata që njihen si “grupi i vdekjes” dhe xhiroja e fundit do të vendosë se cilat skuadra do të kualifikohen në të tetën e finales në garën më të madhe evropiane për klube.
Aktualisht, lider i grupit është Napoli me nëntë pikë, derisa Liverpooli pozicionohet në vend të tretë me gjashtë pikë.
Skuadrës italiane i mjafton barazimi për të vazhduar tutje, por edhe humbja me një gol diferencë pasi të ketë shënuar.
Nga ana tjetër, ekipi anglez duhet doemos të fitojë, edhe atë me rezultat 1-0 apo me dy gola epërsi nëse të dyja skuadrat shënojnë gol (3-1, 4-2 e kështu me radhë).
Formacioni startues i Liverpoolit: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Hendersen, Milner; Salah, Firmino, Mane.
Formacioni startues i Napolit: Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Fabian; Mertens, Insigne.
Deondre Burns zyrtarisht largohet nga Prishtina, rikthehet n...
Robert Rrahmani “Ylli i Javës” në Superligën e K...
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS-së, diskutime në Kryesi...
Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spi...
42 aksidente brenda javës në rajonin e Ferizajt, mbi 1 mijë ...