Shaqiri nuk starton në ndeshjen e parë të Liverpoolit në Premierligë për sezonin 2019/20
Nga ora 21:00, në “Anfield”, me takimin Liverpool – Norwich City, do të startojë kampionati më spektakolar në planet, Premierliga, kompeticioni me më shumë rivalitet, por gjithashtu edhe kampionati më i pasur në rruzull.
Ky do të jetë edicioni i 28-të i Premiershipit, që nga themelimi dhe ndryshimi rrënjësor që pësoi kampionati anglez në vitin e largët 1992.
Liverpooli nuk e pati fatin ta fitojë pas më shumë se 20 viteve titullin duke mbetur një pikë prapa Manchester City sezonin e kaluar, por fitoi trofeun e Champions League, trofe që mund ta ndihmojë Liverpoolin të nisë diçka të mrekullueshme me gjeneratën e artë që aktualisht ka Jurgen Klopp.
Xherdan Shaqiri, këtë sezon do të kërkojë më shumë minuta, por duhet të punojë ende për t’i pasur, sepse ndeshjen e parë të sezonit e nis nga stoli, shkruan Gazeta Express.
Liverpool:

Norwich City:

Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...