Liverpooli dhe Brightoni kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e pasdites së sotme (e shtunë) mes tyre.
“Redsat” kanë nisur në formë impresive sezonin duke siguruar dy fitore, ndërsa Brightoni nis ndeshjen ndaj skuadrës së Jurgen Klopp pas fitores impresive 3 me 2 ndaj Manchester United, shkruan portali arbresh.info.
Liverpooli është duke përmbushur pritshmëritë pas shpenzimeve të mëdha gjatë verës dhe deri tani ka shënuar gjashtë herë brenda dy ndeshjeve të fituara duke mbajtur po ashtu portën e pastër.
Vlen të përmendet gjithashtu që ata janë të mposhtur në Anfield në 22 ndeshjet e fundit.
Ylli kosovar Xherdan Shaqiri është sërish në dispozicion vetëm nga bankina.
Takimi në kuadër të xhiros së tretë në Anfiled mes dy skuadrave fillon nga ora 18:30./arbresh.info/
https://twitter.com/LFC/status/1033375939198169088
https://twitter.com/OfficialBHAFC/status/1033375951416188928
Moti sot me shi në Shqipëri
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Sot mblidhet AAK-ja, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të b...
Parashikimi i motit për sot
Sinani uron Kurtin: Presheva do të jetë kontribuese aktive n...
Kallas: Formimi i qeverisë së re të Kosovës është një lajm i...