Liverpool dhe Arsenal do të takohen sot (e shtunë) me fillim nga ora 18:30 në “Anfield”, ndeshje kjo e cila do të luhet në kuadër të javës së 18-të në Ligën Premier.
Në pesë ndeshjet e fundit Liverpool ka tri fitore dhe dy barazime, ndërsa Arsenal ka katër fitore dhe një humbje.
Momentalisht Arsenali është lider i tabelës me 39 pikë ndërsa Liverpooli gjendet në pozitën e tretë me vetëm një pikë më pak.
Situata në tabelë është ajo që garanton spektakël sot në fushë mes këtyre dy skuadrave.
Të dy trajnerët kanë vendosur të hyjnë në këtë duel me formacionin më të mirë të mundshëm.
Formacionet zyrtare:
Liverpool: Alisson, Endo, Van Dijk, Konate, Diaz, Szoboszlai, Salah, Jones, Gakpo, Tsimikas, Alexander-Arnold
Arsenal: Raya, White, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Rice, Havertz, Odegaard, Saka, Martinelli, Jesus./Telegrafi/
Osmani: Mërgata jonë nuk është larg, është zemra që rreh për...
Forcohet bashkëpunimi me OSBE-në për sundimin e ligjit
“Lidhje me Epstein”, lirohet me kusht ish-ambasadori britani...
Ruben Silva Richards “Ylli i Javës” në Superligë...
Alarm për bomba në shkollat e Tetovës
Kramer largohet nga Prishtina, prezantohet në një skuadër ng...