Gjeorgjia dhe Zvicra kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Takimi mes dy kombëtareve zhvillohet në kuadër të xhiros së parë në Grupin D të eliminatorëve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan portali arbresh.info.
Granit Xhaka është i vetmi lojtar me prejardhje shqiptare në formacionin startues të përzgjedhur nga trajneri Vladimir Petkovic.
Futbollisti tjetër shqiptar Albian Ajeti është në dispozicion vetëm nga bankina, ndërsa Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi nuk janë të pranishëm për shkak të problemeve me lëndimi.
Ndeshja mes dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Boris Paichadze Dinamo Arena dhe fillon në ora 15:00./arbresh.info/

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Agjentë të FBI shkojnë në Havana, hetojnë shkëmbimin e zjarr...
Autizmi rritet deri në katër herë më shumë në 15 vite
Kompjuterët e së ardhmes do të punojnë me dritë
OVL UÇK kundër rritjes së kostos së telefonatave për ish-bas...