Franca dhe Gjermania kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme (e martë).
Të gjigantët evropian kanë zbuluar skuadrat startuese për takimin në kuadër të xhiros së katërt në Ligën A në UEFA Ligë të Kombeve, shkruan portali arbresh.info.
Franca është në kërkim të fitores në mënyrë për të garantuar një pozitë në gjysmëfinale të këtij kompeticioni, ndërsa Gjermania duhet t’i shmanget gjithsesi disfatës në mënyrë për të mbajtur të gjalla shpresat për të vazhduar tutje.
Derisa kampioni i botës vazhdon të ketë vetëm një humbje nga 22 ndeshjet e fundit (15 fitore, gjashtë barazime dhe një disfatë), Gjermania është pa fitore ende në këtë kompeticion me vetëm një barazim dhe një humbje që erdhën pas eliminimit tronditës në Kampionatin Botëror.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në Stade de France nga ora 20:45./arbresh.info/

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit