Chelsea dhe Leicester City kanë zbuluar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre pasditen e sotme (e shtunë).
Dy skuadrat angleze kanë zbuluar njëmbëdhjetshen startuese për takimin në stadiumin Stamford Bridge në kuadër të xhiros së 18-të në Premierë Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Çelsi i suksesit për skuadrën nën udhëheqjen e Maurizio Sarrit ka qenë aftësia e tyre për të sulmuar të parët kundër kundërshtarëve të tyre dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë edhe në takimin e sotëm kundër “Dhelprave”.
Ata kanë shënuar golin e epërsisë në 13 nga 17 ndeshjet e tyre deri tani këtë sezon në ligë.
Sa i përket vizitorëve, stadiumi i “Bluve” është një vend mjaftë i pa fat për shkak se ata nuk kanë siguruar rezultat pozitiv në tetë ndeshjet e tyre të fundit këtu.
Ndeshja mes tyre fillon në ora 16:00./arbresh.info/
Chelsea: Kepa, Azpilicueta, Rudiger, Luiz, Alonso, Jorginho, Kante, Willian, Kovacic, Pedro, Hazard
Leicester City: Schmeichel, Chilwell, Morgan, Maguire, Pereira, Ndidi, Mendy, Choudhury, Maddison, Albrighton, Vardy
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...