Celtic dhe Bayern Munichu kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së katërt në kuadër të fazave grupore në Ligë të Kampionëve.
Nikoqirët duhet të fitojnë kundër Bayernit për të vazhduar garën në fazat kualifikuese, por kjo është një punë mjaftë e vështirë për skuadrën skoceze pasi gjermanët janë në formë të shkëlqyer qysh pasi Jupp Heynckes mori detyrë, shkruan portali arbresh.info.
Bayern Munichu është në mungesë të disa yjeve kryesor të skuadrës në këtë ndeshje në udhëtim. Robert Lewandowski kryeson listën së bashku me Thomas Muller, Manuel Neuer, Franck Ribery dhe Juan Bernat.
Takimi ndërmjet dy skuadrave zhvillohet në stadiumin Celtic Park duke filluar nga ora 20:45./arbresh.info/
Celtic: Gordon, Lustig, Boyata, Bitton, Tierney, Forrest, Brown, Armstrong, Sinclair, McGregor, Dembele
Bayern Munich: Ulreich; Rafinha, Süle, Boateng, Alaba; Martinez, Tolisso, Vidal; Robben, James, Coman.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026