Ndeshje e madhe do të zhvillohet kur dy klubet më të mëdha në Itali – AC Milan dhe Juventus, takohen në San Siro.
Milani i dha fund katër ndeshjeve pa fitore duke fituar 4 me 1 në udhëtim ndaj Chievos, që i siguroi vazhdimin e detyrës në klub Vincenzo Montellas, shkruan portali arbresh.info.
Ndërkohë, Juventusi arrin në San Siro pas fitores bindëse 4 me 1 ndaj SPAL-it.
Bonucci, i cili befasoi të gjithë me transferimin verën e kaluar nga “Zonja e Vjetër” te Milani për 40 milionë euro, nuk do të jetë në dispozicion për shkak të suspendimit, ndërsa mungesat tjera te nikoqirët janë futbollistët si Calabria (lëndim në kokë), Conti (lëndim në gju) dhe Bonaventura (lëndim në muskuj).
Juventusi është në mungesë të mbrojtësit gjerman Benedikt Howedes.
Dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e xhiros së 11-të në Serie A që zhvillohet duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
Juventus: Buffon; Lichtsteiner, Rugani, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic; Cuadrado, Dybala, Mandzukic; Higuain.
Milan: Donnarumma; Zapata, Romagnoli, Rodriguez; Abate, Biglia, Kessié, Borini; Calhanoglu, Suso; Kalinic
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...