AC Milani dhe Brescia kanë bërë publike formacionet zyrtare për ndeshjen pasditen e sotme (e shtunë) mes tyre.
Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhetshen startuese për takimin në stadiumin San Siro në kuadër të xhiros së dytë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
“Rossonerët” e nisën me humbje sezonin 2019/20 duke u mposhtur me rezultat minimal 1 me 0 nga Udinese, ndërkohë që Brescia fitoi takimin si mysafirë me rezultat të njëjtë kundër Calgiarit.
Sidoqoftë, skuadra e promovuar këtë edicion në Serie A do të përballet me një test këtë pasdite ndërkohë që Milani synon tri pikë të plota.
Ndeshja mes dy skuadrave fillon në ora 18:00./arbresh.info/
Milan (4-3-3): G. Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Bennacer, Calhanoglu; Suso, André Silva, Castillejo.
Brescia (4-3-1-2): Joronen; Sabelli, Chancellor, Cistana, Martella; Tonali, Dessena, Bisoli; Spalek; Donnarumma, Torregrossa.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot pranveror sot në Kosovë, temperatura deri në 24 gradë
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin