Real Madrid thuhet se ka vendosur të mos shkojë për një lëvizje për Achraf Hakimin, pavarësisht lidhjeve të vazhdueshme me mbrojtësin e djathtë maroken.
Sipas Fichajes, klubi e ka bërë të qartë se nuk do të kërkojë ta rikthejë atë, edhe pse ka nevojë për një mbrojtës të djathtë.
Hakimi, i cili aktualisht luan për Paris Saint-Germain, raportohet se është rekomanduar nga Kylian Mbappe.
Sulmuesi francez ka një marrëdhënie të fortë me Hakimin, gjë që kishte çuar në spekulime për një rikthim të mundshëm në Madrid.
Pavarësisht thashethemeve, Real Madrid e ka përjashtuar me vendosmëri mundësinë e nënshkrimit të Hakimit.
Florentino Perez nuk dëshiron të krijojë kampe në skuadër mes lojtarëve, andaj e di se marokeni nuk është një lojtar që u duhet me patjetër. /Telegrafi/
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi
Kosova nesër mëson rivalët e kualifikimeve për EURO 2028