Real Madridi tashmë ka filluar planet për verën e vitit 2025 dhe duket se do të bëjnë disa ndryshime të mëdha në skuadrën e tyre.
Një prej objektivave të tyre kryesor është ylli i Bayer Leverkusenit dhe Gjermanisë, Florian Wirtz dhe ndonëse ai ka kontratë me ‘Aspirinat’ deri në vitin 2026, madrilenët po tentojnë transferimin e tij.
Shefi i klubit gjerman ka kërkuar 150 milionë euro për kartonin e Wirtz, diçka që do të thyente rekordet e klubit, përveç në rast se negociojnë me Leverkusenin për të ulur çmimin.
Real Madridi megjithatë do të ketë konkurrencë të ashpër nga Bayern Munich dhe Manchester City për shërbimet e lojtarit.
Siç ka raportuar mediumi spanjoll Sport, presidenti Florentino Perez është i gatshëm që të sakrifikojë njërin prej Vinicius Junior ose Rodrygo Goes për të mbledhur fondet për transferimin e tij.
Që prej se u bë i ditur interesimi i Arabisë Saudite për Vinicius Junior, braziliani është përballur vazhdimisht me thashetheme se Real Madridi do ta shesë atë për çmimin e duhur.
Mundësia që Real Madridi ta largojë Rodrygon verën e ardhshme duket më logjik për shkak të paraqitjeve të tij të zbehta sezonin e kaluar./Telegrafi/
Libani thotë se sulmet izraelite kanë vrarë 39 persona
Teherani vazhdon retorikën e ashpër, teksa SHBA-ja pret përg...
Familjarët e viktimave nga zjarri në Koçan: Nuk do të lejojm...
Vazhdon të bie çmimi i naftës, sot edhe më lirë se dje
Rama: 9 Maji nuk është vetëm festa e Europës, por një moment...
Incident në Gjakovë, katër persona pengojnë policët – tre në...