Barcelona nesër luan ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Interit.
Para ndeshjes në konferencë për media ka dal trajneri blaugran, Hansi Flick, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera ai ka treguar edhe se kush do të jetë gardian i portës së Barcelonës në Ligën e Kampionëve, duke marrë parasysh edhe rikuperimin e Marc Andre ter Stegenit.
Pot pavarësisht kësaj gjermani i beson portierit polak i cili deri më tani ka bërë paraqitje të mira me Barcelonën këtë edicion.
“Szczesny do të luajë në Ligën e Kampionëve, është vendosur”, tha Hansi Flick.
Ndërsa Ter Stegen pritet të marrë minuta në La Liga.
“Ter Stegen? Do të shohim për rotacionet në La Liga”, theksoi ai.
Kujtojmë se Barcelona është e para në La Liga me katër pikë para Realit dhe Flick në disa ndeshje gjatë këtyre javëve ka vendosur të pushoj disa lojtarë kryesorë, duke marrë parasysh orarin e ngjeshur të ekipit këtë sezon./Arbresh.info
? Hansi Flick announces: “Szczesny will play in Champions League, it’s decided”.
“Ter Stegen? We will see about La Liga rotations”. https://t.co/Q6uenaNAd8
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 29, 2025
Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në...
Kamberi uron Kurtin: Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çës...
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon ...
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...