Hansi Flick është shpallur trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga, duke konfirmuar formën e jashtëzakonshme të FC Barcelona në kampionat.
Tekniku gjerman triumfoi në votimin final përballë dy emrave të njohur si Diego Pablo Simeone dhe Luis Castro.
Muaji mars ishte perfekt për Barcelonën në garat vendore, me tri ndeshje dhe tri fitore: Fitore në udhëtim ndaj Athletic Bilbao (0-1) në “San Mamés”, fitore bindëse ndaj Sevilla FC (5-2) , tri pikë të rëndësishme kundër Rayo Vallecano (1-0).
Pavarësisht se po e mban ekipin në krye të tabelës, kjo është hera e parë që Flick fiton këtë çmim në këtë sezon.
Çmimet e mëparshme gjatë këtij edicioni janë ndarë mes trajnerëve të ndryshëm, përfshirë Xabi Alonso (fitues në gusht), si dhe Eder Sarabia, Iñigo Pérez, Marcelino García Toral, Manolo González, Pellegrino Matarazzo dhe Manuel Pellegrini.
Ndërkohë, sezoni i kaluar ishte edhe më dominues për Flick. Në këtë fazë të kampionatit, ai ishte shpallur trajneri i muajit plot tri herë (gusht, tetor dhe shkurt), ndërsa në fund të sezonit u kurorëzua si trajneri më i mirë i gjithë La Ligës.
Me formën aktuale të Barcelonës, Flick mbetet një nga favoritët kryesorë për ta përsëritur këtë sukses edhe këtë sezon./Arbresh.info
CNN: Mijëra njerëz janë vrarë në Lindjen e Mesme që nga fill...
Faza play off e Kupës së Botës/ Kombëtarja zhvillon stërvitj...
Motori i Wolt-it godet gruan në zebra, ajo përfundon në spit...
Vijon puna për lirimin e hapësirave publike të zaptuara, Ram...
Kurti pret ambasadorin Dietz, thellohet bashkëpunimi Kosovë–...
Irani mohon bisedimet me SHBA-në