Trajneri i ri i Barcelonës, Hansi Flick, në një intervistë për faqen zyrtare të klubit katalanas foli për merkaton.
Kreu i ri i stolit të “blaugranave” theksoi se ai dëshiron të afrojë lojtarë që dinë të fitojnë, teksa shtoi që njëkohësisht duhet t’i ndihmojnë lojtarët e rinj që kanë që të përmirësohen.
“Ne duhet të sjellim këtu lojtarë që mund të fitojnë ndeshjet, por kemi edhe futbollistë të rinj që duhet t’i ndihmojmë të përmirësohen”- deklaroi Flick.
Flick mori detyrën si trajner i Barcelonës këtë verë pas shkarkimit të Xavi Hernandez./Arbresh.info
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik