Flick i kundërpërgjigjet Realit pasi u ankua për orarin e ngjeshur

16:28 | 26 Mars 2025
D.H

Barcelonën e pret një orar i ngjeshur tre ditët e ardhshme ku do të luaj dy sfida në La Liga.

Fillimisht nesër Barça e pret në shtëpi Osassunan në ndeshjen e mbetur nga xhiro e 27-të, shkruan Arbresh.info.

Ende pa u bërë 72 orë, ditën e diel me fillim nga ora 16:15 luan ndeshjen e radhës ndaj Gironës.

Për një orar të tillë Real Madridi kishte kërcënuar La Ligan, duke pretenduar se nuk do të luaj të paktën 72 orë.

Për këtë është pyetur trajneri i Barcelonës Hansi Flick, i cili pati një përgjigje interesante.

“Real Madridi thotë se nuk do të luajë pa 72 orë pushim? Epo, unë jam shumë krenar që jam trajner i Barcelonës”, ka thënë fillimisht Flick.

“Nuk ka rëndësi nëse kemi vetëm tre ditë ndërmjet ndeshjeve të ardhshme. Ky është realiteti dhe ne duhet ta pranojmë”.

“Unë mendoj se ekipi është në formë të mirë dhe ne duhet të jemi gati për këtë detyrë të madhe. Por ndihem shumë pozitiv për këtë”, përfundoi gjermani.

Barcelona prinë në tabelë me 60 pikë aq sa ka edhe Reali por që “Blaugrana” kanë një ndeshje më pak./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale