Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick thuhet se ka kërkuar nga ish-lojtari i tij Ivan Perisic të bashkohet me katalunasit këtë verë.
Sipas Tomislav Gabelic i gazetës kroate 24sata, Flick ka telefonuar Perisicin për t’i kërkuar që t’i bashkohet Barcelonës këtë verë.
Perisic është në konflikt me trajnerin aktual të skuadrës së tij, Gennaro Gattuso, ndërsa së fundmi italiani ka deklaruar se lojtari kishte kërkuar të largohej nga Hajduku Spliti.
35-vjeçari mund të luajë edhe si anësor i majtë edhe si anësor i djathtë, duke përfshirë pozitat mbrojtëse dhe sulmuese.
Në 2022/23, ai dha 11 asistime në një sezon të vetëm për Tottenham Hotspur, ndërsa edhe në sezonet e kaluara ishte i papërmbajtshëm te Interi.
Ai njihet gjithashtu si një driblues fantastik dhe një kod mashtrimi në zonën afër 16-metërshit.
Perisic bëri 26 paraqitje nën urdhrat e Flick në Bayern Munich nga viti 2019 deri në 2020, duke shënuar 14 gola dhe duke kontribuar masivisht në triumfin e tyre në Bundesliga dhe Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...