Flamuri i Kosovës është ngritur në një ceremoni të veçantë në Fshatin Mesdhetar të Lojërave Mesdhetare që do të mbahen në Tarragona të Spanjës.
Në ceremoni u intonua himni dhe është ngritur flamuri i Kosovës që do të jetë pjesëmarrëse në këto lojëra.
I pranishëm ishte edhe i dërguari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Jeton Rudari.
https://www.facebook.com/kosovoolympiccommittee/videos/2083929435012418/
Në Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018, Kosova do të jetë e pranishme dhe e përfaqësuar kënaqshëm.
Gjithsej 40 sportistë të 12 sporteve të ndryshme, 13 trajnerë dhe katër gjyqtarë do të përfaqësojnë Kosovën në Tarragona 2018.

Flamurin e Kosovës e ka pranuar kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi nga presidenti Haxhim Thaçi, e cila shkaku i rikuperimit nga lëndimi, do të jetë në cilësinë e trajneres në Spanjë.
Të enjten (sot) nga ora 9:25, për në Tarragona k\në udhëtuar drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Besim Hasani dhe sekretarin e përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, si dhe ekipi i sportistëve të karatesë, notit dhe shenjëtarisë sportive.
Kush përfiton nga heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës?
Gjenerali amerikan: Nuk po përgatitemi për pushtim të Kubës
Yakin për Xhakën: Ai është një luftëtar
Ndikimi rus vazhdon të jetë kërcënim: SHBA paralajmëron për ...
Mamardashvili drejt largimit nga Liverpooli vetëm një vit pa...
Hoxha telefonon Konjufcën: Shqipëria e palëkundur në mbështe...