Xhudistet e Kosovës, Flaka Loxha dhe Erza Mumuniviq nuk kanë arritur të lënë gjurmë në Grand Prixin e xhudos që po mbahet në Austri.
Dita e sotme (e enjte) nisi me garueset Flaka Loxha dhe Erza Muminoviq, të cilët nuk është së patën fat mjaftueshëm.
Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë, pasi u mposht nga spanjollja Jaione Equisoain.

Diçka më mirë u paraqit, Erza Mumunoviq, e cila fitoi luftën e parë, po u ndal në të dytën në kategorinë deri në 52 kilogramë.
Në përballjen e xhiros së parë, xhudistja jonë fitoi me ‘ippon’ ndaj austriakes Carina Klaus-Sternwieser.
Në raundin e dytë, Erza ishte e pafat duke u mposhtur nga Gultaj Mammadaliyeva e Azerbajxhanit.

Për Kosovën do të marrin pjesë edhe Akil Gjakova (-73 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Loriana Kuka (-70kg) që ndeshen nesër (e premte), ndërsa Shpati Zekaj (-100 kg) ndeshet të shtunën. /Telegrafi/
Osmani përgëzon deputetët për miratimin e marrëveshjeve ndër...
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...