Edhe pse ende nuk është vendosur përfundimisht, fitorja e madhe e Kosovës mbrëmë në Suedi ka ndryshuar ndjeshëm sfidat e fazës “play-off” për Kampionatin Botëror 2026.
Goli vendimtar i Fisnik Asllanit ka afruar ndjeshëm “Dardanët” drejt pjesëmarrjes në fazën vendimtare, ku sipas përllogaritjeve të fundit, Kosova pritet të jetë në Vazon e tretë, së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjen e Hercegovinën.
Kjo do të thotë se në “play-off” mund të ketë përballje të mëdha që në gjysmëfinale, pasi skuadrat e Vazos 3 do të ndeshen me ato të Vazos 2, ndërsa skuadrat e Vazos 1 me ato të Vazos 4 — gjithmonë me një ndeshje të vetme, që do të zhvillohet në fushën e ekipit më të mirë të renditur nga FIFA.
Vazot e mundshme për “play-off”-in:
Vazo 1: Italia, Turqia, Ukraina, Polonia
Vazo 2: Republika Çeke, Hungaria, Sllovakia, Skocia
Vazo 3: Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova
Vazo 4: Uellsi, Rumania, Suedia, Irlanda e Veriut
Për momentin, skenari më i mundshëm parashikon edhe përballje të mëdha, si Italia – Suedia që në gjysmëfinale, ndërkohë që Kosova dhe Shqipëria mund të përballen me ekipe të forta si Hungaria apo Sllovakia.
Në çdo rast, fitorja në Gotenburg e ka vendosur Kosovën në qendër të vëmendjes së futbollit evropian dhe e ka bërë realisht të prekshme ëndrrën e madhe për Botërorin 2026.
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...
Policia rrethon Qeverinë, disa protestues arrijnë para objek...
Arrestohet një protestues i moshuar që po kundërshtonte shtr...
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar