Laçi ka arritur një fitore të madhe ndaj Anorthosis 1-0.
Skuadra e Laçit ka arritur një kualifikim historik në Ligën e Evropës, duke regjistruar në ndeshjen e saj të 12-të në këtë garë të famshme si dhe fitoren e parë.
Ekipi shqiptar kishte kaluar turin disa vite më parë, nuk kishin arritur të kalonin asnjëherë të fitonin në Evropë dhe e para ka ardhur pikërisht me një ndeshje që do të kujtohet gjatë, ndaj një emri të madh si Anorthosis.
Qipriotët e Anorthosis ishin favoritë absolutë për kualifikimin me emra të njohur në përbërje.
Por Laçi, pasi u mund 2-1 në sfidën e parë, në ndeshjen e kthimit fillimisht arriti të mos lejonte qipriotët të rrezikonin katërkëndorin e Selmanit, e më pas guxuan në pjesën e dytë edhe të sulmonin.
Në një skemë të provuar disa herë me harkimin nga e majta të Sefgjinajt, erdhi edhe goli i suksesit historik 1-0, i shënuar nga Uzuni atëherë kur miqtë nuk kishin më forca për të rrezikuar portën vendase, duke i dhënë një kualifikim të merituar skuadrës kurbinase.
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...