Skuadra e Prishtinës në basketboll ka regjistruar fitore të lartë (102-69) përballë ekipit të promovuar këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll, Feronikeli.
Në takimin e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, vendasit shënuan dyfish më shumë pikë se kundërshtari në çerekun e parë (32:16).
Me pesë pikë epërsi për bardhekaltrit u mbyll dhjetëminutëshi i dytë (24:19), ashtu që nikoqirët shkuan në pushim me avantazh të lartë.
Vendasit e fituan bindshëm edhe fraksionin e tretë (27:13), ndërsa çereku i katërt u takoi mysafirëve (19:21), porse epërsia e kryeqytetasve në fund të ndeshjes ishte shumë e lartë.
Kjo ishte fitorja e tretë e Prishtinës që numëron vetëm një humbje dhe ka shtatë pikë, po aq sa edhe Peja.
Nga ana tjetër, Feronikeli nuk njeh fitore në këtë fillimsezoni, nga katër ndeshje të zhvilluara, ka regjistruar po aq humbje.
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba gjatë javës së kalua...
A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të nj...
Aksi Qafë Thore-Theth vijon të jetë i bllokuar nga bora, aut...
Një ditë para Ditës së Pavarësisë, Edi Rama vjen në Kosovë
Presidenti Trump uron Presidenten Osmani: Mbështesim fuqishë...
Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh për...